Rrëfehet vëllai i të ndjerit Naser Makolli (Video)

Rrëfehet vëllai i të ndjerit Naser Makolli (Video)

Profilet e kandidatëve për të parin e Prishtinës (Foto)
Shtyhet për në ora 14:00 seanca konstituive

Vëllai i të ndjerit Naser Makolli, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, foli për KALLXO.com për sëmundjen nga e cila vuante vëllai i tij.

Problemet shëndetësore janë arsyet e vdekjes së Naser Makollit, sipas versionit zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Hysen Makolli, i cili po priste autopsinë e trupit të pajetë të vëllait të tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, tha se vëllai i tij është ankuar nga lukthi por nuk beson se ky problem mund ta dërgonte Naser Makollin deri te vdekja.

‘Probleme shëndetësore ka pasur ankesë vetëm prej lukthi. Në jetën e tij asnjëherë nuk ka qenë i sëmurë. Këtu diçka është çka u ba, na se dimë. Për 1 muaj 115 kilogramë i ka pas tash me këqyr as 50 kilogram nuk i ka’, tha Makolli.

Ai tregoi për takimin e fundit që e kishte me vëllain e tij në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. ‘Jemi takuar me të para dy jave do infuzione ja kanë dhanë ka lyp me çu në spital në Prishtinë për një mjekim ma të fortë. Qe një muaj e gjysmë është më atë ankesë. E kanë pru në Prishtinë edhe e kanë kthy menjëherë edhe ata të burgut të Lipjanit kanë thanë që je për me u shtru në spital sepse vijke njeri tu ra poshtë e ma poshtë’, rrëfen vëllai i Naser Makollit.

Ai kërkon nga sistemi i drejtësisë që të hetohet ky rast. ‘Unë kisha dashtë me i hi kësaj punë pak ma thellë me kqyr çka është problemi dhe me kqyr si vdiq ai aq shpejt’, tha Makolli.

Më tutje Hysen Makolli tregoi se është lajmëruar nga Drejtori i Qendrës së Paraburgimit të Lipjanit, Heset Loku rreth orës 16:10 për vdekjen e vëllaut të tij Naser Makollit.

Rasti i Naser Makollit dëshmitarit të parë për vdekjen e Astrit Deharit zgjoi debat për vdekjen e Astrit Deharit.

COMMENTS