Rrahje ndërmjet dy grupeve në Podujevë, lëndohen tri femra

Policia e Kosovës njofton se dje në Podujevë ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve.
Raportohet se rrahja është bërë pas një fjalosjeje ndërmjet grupeve.

Me këtë rast, katër të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar nga njësitet policore.
Gjatë rrahjes janë lënduar tri viktima femra K/Shqiptare të cilave u është ofruar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe Punëtori i Qendrës për Punë Sociale.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

COMMENTS