Rrahje e magnatëve arabë në konferencën në Kuvajt (Video)

Rrahje e magnatëve arabë në konferencën në Kuvajt (Video)

Pacolli thotë se Korab Sejdiu nuk ishte i devotshëm
Falja e Namazit të Fitër-Bajramit në Prishtinë (Foto/Video)

Delegacionet e Katarit dhe Arabisë Saudite janë rrahur në mes vete në konferencën e unionit të punëtorëve në sferën e naftës, e cila është mbajtur në Kuvajt.

Në video-xhirimin, të cilin në Twitter e ka publikuar politikani irakian Valid al Azavi shihet se si rrahën në mes vetes disa magnatë arabë, transmeton Sputnik, duke iu referuar ‘Islam news’.

Sipas Valid al Azavi incidenti ka ndodhur më 20 mars të këtij viti.

Magnatët saudit të naftës nisën të fyejnë kolegët e tyre nga Katarit, të cilët në fund humbën durimin dhe iu kthyen kundërshtarit me grushte.

Ndryshe disa vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, kanë ndërprerë në qershor marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë se po mbështet terrorizmin.

COMMENTS