Rrahën katër persona në Viti, arrestohen nga policia

Në fshatin Drobesh të Vitisë dje janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj Kosovar/Shqiptarë, pas një rrahje në mes vete duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të rënda trupore.

Policia e Kosovës në njoftimin e saj për media nuk ka treguar për motivet e rrahjes, por tregon se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor e më pas me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

COMMENTS