Rouhani i thotë me telefon Assadit se Irani mbështet Sirinë

Rouhani i thotë me telefon Assadit se Irani mbështet Sirinë

Kosova 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë
Qeveria brenda 30 ditëve do të caktojë Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane

Presidenti iranian Hassan Rouhani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin sirian Bashar al-Assad, pas sulmeve të fundit në Siri nga fuqitë perëndimore.

Rouhani ka thënë se Irani qëndron pranë Sirisë, duke shprehur besimin se ky agresion, ‘nuk do të dobësojë vendosmërinë e popullit sirian në luftën kundër terrorizmit’, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Assadi zotohet të ‘shtyp terrorizmin’ pas sulmit nga perëndimorët.

Assadi, citohet t’i ketë thënë Rouhanit pas sulmit që ndodhi, se ‘do të rritet vendosmëria për të luftuar dhe për të shtypur terrorizmin’.

BE-ja, ndërkohë i ka bërë sot thirrje Rusisë dhe Iranit të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve me armë kimike nga qeveria siriane, duke u paralajmëruar edhe sanksione të reja ekonomike.

‘BE-ja i bën thirrje të gjitha vendeve, veçanërisht Rusisë dhe Iranit, të përdorin ndikimin e tyre për të parandaluar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike, veçanërisht nga regjimi sirian’, thuhet në një deklaratë të BE-së.

BE-ja kishte imponuar sanksione siriane në korrik të vitit 2017 dhe në mars të këtij viti dhe ishte ‘gjithmonë e gatshme të merrte në konsideratë masat e mëtejshme sipas nevojës’.

COMMENTS