Ronaldo për pak sa nuk u godit me shishe nga tifozët e PSG-së gjatë festës së golit (Video)

Ronaldo për pak sa nuk u godit me shishe nga tifozët e PSG-së gjatë festës së golit (Video)

Tifozat Kuq e Zi mesazh Canës: Na fal, por na detyruan – faleminderit për gjithçka (Foto)
Shtëpia e Sportit në Prishtinë kalon në pronësi të MKRS-së

Real Madridi fitoi ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 1-2 në Parkun e Princave.

Portugezi shënoi golin e parë në takim në minutën 51-të dhe gjashtë festës së golit ai shpëtoi pa u goditur nga një shishe e plastikës.

Ajo u hodh drejt tij nga sektori i tifozëve vendas, gjë që është e kuptueshme pasi goli i CR7 i dha fund shpresave për kualifikim.

Shishja u hodh drejt Ronaldos pasi ky i fundi pasi përqafoi Dani Carvajalin u kthye nga ata dhe festoi me shumë entuziazëm.

Në rast se portugezi do të goditej me siguri do kishte dënime për klubin francez.

Vlen të theksohet se ndeshja është ndaluar dy herë, kjo pasi tifozët vendas e bën të vështirë zhvillimin e lojës duke ndezur mjete piroteknike.

Kundërshtari i Realit në çerekfinale do të mësohet pas shorit.

COMMENTS