Ronaldo me kontratë të re te Reali, paga rritet për dy milionë euro

Ronaldo me kontratë të re te Reali, paga rritet për dy milionë euro

Për muaj të tërë, fati i Cristiano Ronaldos dukej se ishte larg nga Madridi sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të rëndësishme këtë javë. Klubi tashmë ka bërë të ditur qëllimin për të përmirësuar kontratën dhe për të përmbushur premtimin e Florentino Perezit pas përfundimit të takimit në Cardiff.

Drejtori i përgjithshëm i Madridit, Jose Angel Sanchez ka pasur takimet intensive me portugezin dhe është afër arritjes së një marrëveshje për një pagë të merituar.

Në fakt, ideja e të dyja palëve është mbyllja e rinovimit para Kupës Botërore. Burimet e gazetës AS brenda klubit madrilen vlerësojnë se paga e lojtarit mund të shkojë deri në 21 milionë euro neto, përkatësisht 30 milionë me bonuse që do ishte dy milionë më shumë se nga paga aktuale.

Kohëzgjatja e kontratës nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet deri në vitin 2021, kur futbollisti do të mbush 36 vjeç.

COMMENTS