Ronaldo: Kur isha fëmijë Juventus më emociononte

Ronaldo: Kur isha fëmijë Juventus më emociononte

Përplasja Marquez-Rossi, polemika gjatë takimit të Komisionit për Sigurinë në MotoGP
Zidane: Merituam të shkojmë tutje

Pas natës së jashtëzakonshme, në të cilën i ka dhënë fund ëndrrës së Juventus për një triumf në Champions League, Cristiano Ronaldo ka folur për faqen e UEFA-s, duke e nisur nga duartrokitjet e ‘Allianz Stadium’ pas supergolit të tij:

‘Ka qenë një moment i pabesueshëm. Duhet të falënderoj të gjithë tifozët e Juventus. Ajo që kanë bërë është mbresëlënëse dhe nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierë. Ka qenë një gol i madh, fantastik’, ka thënë portugezi.

Më pas CR7 ka folur edhe për faqen zyrtare të Real Madrid: ‘Kam shënuar një tjetër gol me gërshërë, me kombëtaren, por arbitri me anuloi padrejtësisht. Ky është goli më i bukur i karrierës, do të mbetet në memorien e të gjithëve’, ka thënë ylli i Real që ka zbuluar: ‘Kur isha fëmijë ndiqja ndeshjet e Juventus. Më kanë emocionuar’

COMMENTS