Ronaldinho: Guardiola do ta bëjë te City atë që bëri te Barça

Ronaldinho: Guardiola do ta bëjë te City atë që bëri te Barça

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho është i bindur se Pep Guardiola mund të përsërisë sukseset që ka arritur me Barcelonën tek Manchester City.

Duke iu referuar ecurisë në PremierLeague, ku City kryeson me 8 pikë diferencë nga United, dhe faktit që skuadra që drejtohet nga spanjolli e ka siguruar kalimin e grupeve në Champions, ‘Ronnie’ parashikon një periudhë plot suksese të ‘Cityzens’.

‘Po, Pep mund të bëjë te Manchester City atë që bëri te Barcelona. Si lojtar, Guardiola ka luajtur sikur të ishte trajner, pra duke menduar gjithçka në fushë. Ai ka njohuri të thella për futbollin. Sido që të jenë rezultatet, ai kupton shumë më tepër se një trajner normal. Ai e ndjen fushën e blertë’, ka theksuar Ronaldinho.

Ndoshta zbulimi më i madh i Pep Guardiolës te Manchester City në këtë këtë sezon është futbollisti brazilian Gabriel Jesus. I mbërritur nga Palmeirasi në janar, ka mundur të shënojë 15 gola në 21 ndeshje të Premier League-s. Më shumë mundësi, do të jetë pikërish 20-vjeçari sulmuesi kryesor i ‘Selecaos’ në Botëror. Ronaldino ka shumë besim të bashkombasi i tij.

‘Mendoj se do të luaj gjatë te Manchester City. E dashuroj stilin e tij të lojës. E them me bindje se do të bëjë diferencën te skuadra e Guardiolës’, ka shtuar Ronaldinho.

COMMENTS