Ronaldinho dhe David Guetta bashkë për projekt muzikor

‘The Telegraph’ Trumpit për refugjatët: Merr shembull Rita Orën si storie suksesi (Foto)
Çifti i aktorëve i japin fund martesës 17 vjeçare (Foto)

Futbollist e Dj janë bërë bashkë. Ronaldinho dhe dj i famshëm francez David Guetta do të sjellin së shpejti një projekt muzikor.

Këtë lajm e konfirmoi sot braziliani për ‘O Dia’, e përditshme në Rio, duke garantuar se do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist.

‘Ekziston një projekt bashkëpunimi që dëshirojmë të realizojmë shumë shpejt’, deklaroi Ronaldinho, kampion i botës në vitin 2002.

‘Për momentin ende nuk është e konfirmuar. Ne u takuam në Las Vegas dhe ishte shumë e këndshme të takoje këtë fenomen të muzikës elektronike. Ne jemi njohur që në vitin 2002 në Paris’, ka thënë ylli i futbollit.

COMMENTS