Roma kontakton Sousan, pritet largimi i Spallettit

Afrim Tovërlani tregon kush do të bëhet Kampion i Kosovës
Don Balon: ‘Zidane i ka treguar Bale se nuk do të luajë në finale, Ronaldo tregon formacionin kundër Liverpoolit’

Roma është vënë pas trajnerit të Fiorentinës, Paulo Sousa, në rast se Luciano Spalletti largohet në fund të sezonit.

Sousa është i pritur ta lë Violan në fund të sezonit, pas rezultateve jo të mira në këtë kampionat.

Spalletti ka kontratë me Romën deri në fund të sezonit dhe ende nuk dihet a do të vazhdojë me klubin.

Sipas Corriere dello Sport, Giallorossi kanë takuar tashmë Sousan, i cili pëlqehet edhe nga Borussia Dortmund.

Juventusi po ashtu e ka në radar trajnerin, në rast largimi të Massimiliano Allegrit.

Trajnerë të tjerë që pëlqehn nga Roma janë: Eusebio Di Francesco, Unai Emery, Leonardo Jardim, Roberto Mancini dhe Vincenzo Montella.

COMMENTS