Rolls-Royce i përdorur gjatë martesës së Madonna-s del në shitje (Foto)

Rolls-Royce i përdorur gjatë martesës së Madonna-s del në shitje (Foto)

Adele anulon dy shfaqje botërore
Modelja seksi nuk përmbahet më…i nxjerr të gjitha! (Foto)

Vetura i takon Peter de Savary.

Rolls-Royce me të cilin ishte dërguar Madonna në ditën e martesës me Guy Ritchie, ka dalë në shitje për një çmim prej 800,000 funtash.

Vetura e prodhuar në vitin 1959 i takon ish-shefit të Millwall FC, Peter de Savary, milioner, i cili po ashtu ka në pronësi kështjellën Skibo Castle në Skoci, ku çifti ishte martuar në vitin 2000.

Rolls ka motor 6.2 litra V8, me shpejtësi maksimale prej 114 mile në orë dhe nga 0 deri 60 sekonda i arrin për 11 sekonda.

Nuk ka fotografi të Rolls-Royce ditën kur ishte martuar Madonna, por vetura ishte përdorur për të dërguar këngëtaren në ceremoni. Rolls-Royce Silver Cloud Drophead do të dalë në shitje në Londër, më 2 dhjetor.

COMMENTS