Rollatë e njelmët me kungullesha dhe kaçkavall!

Rollatë e njelmët me kungullesha dhe kaçkavall!

Samun Pizza (Video)
Çokollata ‘Raffaello’: toptha më të shijshëm për vetëm 15 minuta!

Përbërësit:

2 kungullesha pak më të mëdha
1 vezë
pak miell
200 g proshutë
300 g kaçkavall
1 kupë mocarelë
pak qumësht
kripë, piper
pak vaj për fërgim

Përgatitja:

– Përzieni miellin, qumështin dhe vezën, ashtu që të përftoni brumin pak më të dendur se sa për palpeta. Qitni krip dhe piper sipas shijes.

– Kungulleshat qëroni dhe pritni për së gjati, pa kulluar ujin. Njomeni në brumin e përgatitur dhe brumin fërgojeni nga të dyja anët.

Nxirrni pjatën e mbështjellë me fasoletë letre, në mënyrë që të kulloni tepricën e yndyrës.

– Në një pjesë të folies së aluminit radhisni kungulleshat e përgatitura njërën pranë tjetrës, duke formuar koren.

Në tërë sasinë radhisni proshutën (të prerë hollë apo të grirë në rende), mocarelën e grimcuar dhe kaçkavallin e grirë në rende.

Bëni me kujdes në formë rollate, mbuloni me folie dhe piqni 20 minuta në 180 gradë celsius.

– Folien hiqeni dhe lëreni të ftohet, pastaj shërbejeni me simite taze dhe jogurt.

COMMENTS