Rolin e Elvis Preslyt do ta luaj Dritan Kastrati

Shfaqja ‘Muhamed Ali’e Naser Shatrollit do të prezantohet në Gjilan
Partitë politike në Maqedoni urojnë ditën e Alfabetit Shqip

Dritan Kastrati, nën regjinë e Fatmir Koçit do të jetë protagonisti kryesor në filmin më të ri të regjisorit Koçi ‘Elvisi kthehet në shtëpi’.

Dritani është aktori i njohur për rolin e Krizës tek filmi ‘Pit Stop Mafia’.

I njohur për interpretime të ndryshme në teatrot e Londrës dhe i angazhuar në një sërë prodhimesh televizive, Kastrati vjen në këtë film si karakteri më i spikatur për të interpretuar Elvisin, personazhin që regjisori Koçi ka zgjedhur për sfidën e tij më të re kinematografike.

Skenari i filmit është shkruar nga Jonatan Preece dhe pritet të jetë një bashkëpunim shqiptaro-anglez, pasi pjesa më e madhe e filmit do të luhet në anglisht. Edhe këtë herë regjisori Koçi zgjedh temën historike për një prodhim kinematografik.

Ngjarjet zhvillohen në luftërat në Ballkan në 1999, por nuk do të jetë një film lufte. Është fati i disa fëmijëve, me një imitues të Elvis Presley që zbret në Ballkan për të argëtuar trupat britanike dhe aty takohet me këta fëmijë, që kanë mbetur në rrugë dhe kanë mbetur jetimë nga lufta.

Për Dritan Kastratin ky është rol është tepër i rëndësishëm për vetë dramën që mbart dhe rrëfimin e një kohe e cila sjell një pjesë të Shqipërisë së dikurshme. Dhe pse një rol që të zhvendos në kohë, për aktorin që teatrin e ka pjesë të tij, Elvisi është rol sfidë për çdo aktor, për vetë karizmën që mbart.

Krejt ndryshe nga personazhi i Krizës, tek ‘Pit Stop Mafia’, një film komedi, ‘Elvisi kthehet në shtëpi’ është një prodhim kinematografik përmes së cilës regjisori Koçi synon ekranet ndërkombëtare në këtë stad të karrierës së tij. Disa nga prodhimet e tij kinematografike të viteve të fundit janë ‘Amsterdam Express’ më 2013 apo ‘Koha e kometës’ më 2007-tën.

COMMENTS