Rodriguez: Dua të qëndroj te Reali, Zidane i shkëlqyer

Rahoveci do të bëhet me palestër sporti pas dhjetë vitesh (Foto)
Messi nderon Iniestën: Do të na mungosh

James Rodriguez ka thënë se dëshira e tij është të qëndroj te Real Madridi, pasi janë një klub i madh dhe se tani që po luan më shumë gjërat po shkojnë mirë.

Mesfushori kolumbian ishte cak i thashethemeve që e lidhnin me një largim nga klubit mbretëror për shkak të minutave të pakta, por tani vet James ka deklaruar se ai dëshiron të qëndroj gjatë të Reali.

“Mendoj se çdo gjë është duke shkuar mirë, Madridi është një klub i madh dhe gjithmonë kam dashur të jem këtu”, ka thënë Rodriguez për Daily Mail.

“Gjëra të mira dhe të këqija ndodhin gjithmonë, por unë dua të qëndroj këtu për shumë kohë. Gjithmonë trajnohem për të luajtur dhe unë dua të jem këtu”, përcjellë zico.tv.

“Ju gjithmonë doni të luani, tani që unë kam më shumë kohë lojë, çdo gjë po ndryshon ngadalë”.

“Zidane është i mirë, ai është një trajner i shkëlqyer dhe ai është shumë i talentuar, kam folur me të për çështje të caktuara tashmë dhe nuk dua të flas për këtë”, përfundoi kolumbiani.

COMMENTS