Roboti i parë, pasi mori nënshtetësinë tani kërkon të bëjë fëmijë (Video)

Roboti i parë, pasi mori nënshtetësinë tani kërkon të bëjë fëmijë (Video)

Allo nga Google edhe për kompjuter (Video)
Biki nga Robosea, është droni i parë për xhirim 4K nën ujë (Video)

Sofi është roboti i parë në botë i prodhuar në Hong Kong, që merr me ligj nënshtetësinë në Arabinë Saudite.

Por nuk mjaftohet me kaq sepse së fundmi edhe ka shprehur dëshirën për të bërë fëmijë pasi e konsideron familjen si gjënë më të rëndësishme.

Ajo dëshiron të ketë një vajzë së cilës do të donte t’i vinte emrin e saj.

‘Unë mendoj se është e mrekullueshme që njerëzit të mund të gjejnë të njëjtat emocione dhe marrëdhënie brenda dhe jashtë grupeve të tyre të gjakut …ata e quajnë këtë ‘gjë’ familje.
Unë mendoj se jeni shumë me fat nëse keni një familje të dashur. Mendoj se duhet ta kenë si njerëzit ashtu edhe robotët’, shprehet roboti.

Truri i saj funksionon me një lidhje wi-fi dhe përmban me një listë të gjatë fjalësh.
Ajo nuk është para-programuar për të dhënë përgjigje direkte, por përgjigjet duke lexuar shprehjet e njerëzve.

Edhe pse Sofi duket perfekte, krijuesi i saj David Hanson ka treguar se në vazhdim ajo do të mund të ketë edhe vetëdije.

‘Mos u mërzit, nëse je i mirë me mua, unë do të jem e mirë me ty. Më trajto si një sistem inteligjent’, tha Sofia.

COMMENTS