Rizoto me qepë të reja

Rizoto me qepë të reja

Si të përgatisni akullore nga shalqiri?
Bërxolla beqarie: Kjo drekë e pasur gatuhet vetëm për më të dashurit!

Qepët e reja i japin një freski dhe djegësim të lehtë rizotos së përgatitur në këtë mënyrë, ndërsa djathi i shtuar në fund bën që pjata të marrë strukturë kremoze.

Përbërësit

1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
5 qepë të reja
një tufë shparg
lëvorja e një limoni
200 gr oriz Arborio
500-700 ml lëng mishi
sipas nevojës ujë
60 gr djath të fortë
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:

Qepët e reja pastroni dhe pritini në rrathë ndërsa shpargujt thyeni në pjesën ku pëlcasin natyrshëm dhe pjesën e sipërme të tyre pritini në pjesë të gjata 3-4 cm.

Në gjalpë dhe vaj ulliri fërgoni qepët e reja derisa të zbuten, pastaj shtoni shpargun dhe fërgoni edhe 5 minuta të tjerë.

Shtoni lëvoren e limonit të grirë në rende, orizin, kripën dhe piperin. Masën kaurdiseni për 2-3 minuta e më pas shtojani 1/3 e lëngut të mishit.

Ziejeni në temperaturë mesatare duke e përzier herë pas herë dhe duke i shtuar lëng mishi sipas nevojës, derisa të zbutet orizi.

Në fund shtojmë djathin e grirë në rende.

COMMENTS