Rizoto me mish pule dhe perime

Kjo pjatë përgatitet shumë shpejtë e pëlqejnë të rriturit por edhe fëmijët. Kjo është shumë e shëndetshme dhe e shijshme, me një fjalë – një drekë

Kjo pjatë përgatitet shumë shpejtë e pëlqejnë të rriturit por edhe fëmijët.

Kjo është shumë e shëndetshme dhe e shijshme, me një fjalë – një drekë ideale për të gjithë familjen…

Përbërësit:

4 lugë vaj
300 gr. oriz
Kripë
4 vezë
2 speca të kuq
400 gr. fileto pule
300 gr. bizele të ngrira
Salcë soje (pa gluten)
Piper

Përgatitja:

Nxehni vajin në tenxhere apo tigan. Mënjëherë skuqni apo fërgoni orizin, hidhni 600 ml ujë, kripë, mbulojeni atë dhe përzieni herë pas here dhe nxeheni në temperaturë të mesme për 20 minuta.

Hidhni vezët, shtoni kripën dhe 1 lugë gjelle vaj dhe skuqni omletin të prerë në formë shiritash. Specat preni në gjysmë, hiqni farat e tyre, lani dhe preni në katror të vegjël.

Pastrojeni mishin, thajeni, prejeni në kube dhe skuqeni në vajin e mbetur. Shtoni specat, bizelet dhe gatuani edhe për 4-5 minuta.

Përzieni mirë orizin me mishin me perimet për rreth 2 minuta. Më pas hidhni erëzat si salcë soje, kripë dhe piper, shtoni omletin e prerë dhe shërbejeni pjatën për ngrënie.

COMMENTS