Rita shumë arsyje për të festuar me familje (Foto)

Rita shumë arsyje për të festuar me familje (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka shënuar së fundmi suksesin e radhës të jashtëzakonshëm.

Ajo është duke korrur suksese të mëdha pas publikimit të tri këngëve një pas një, ‘Lonely Together’, ‘Your Song’ dhe së fundmi ‘Anywhere’.

Është e vetmja këngëtare e renditur me 3 këngë në listen TOP 30.

Kështu, nuk është e çuditshme që tani Rita Ora të ndjehet e relaksuar dhe të mendoj vetëm për familjen e saj, shkruan.

Bukuroshja e lindur në Kosovë, ka ndarë kohë për të festuar ditëlindjen e motrës së saj të madhe, Elena Ora e cila ka mbushur 29 vjet, bashkë me prindërit dhe vëllain e saj në Londër.

26 vjeçarja dukej e mahnitshme e veshur në të zeza ndërkohë që nuk mungonte as shkëlqimi i Elenës dhe nënës së saj Vera.

COMMENTS