Rita Ora u ndihmon viktimave të prekura nga tragjedia në Londër (Foto)

Remzie Osmani publikon ‘Një pjesë shpirti’ (Video)
Një bashkëpunim i frikshëm po vjen (Foto)

Këngëtarja e njohur Rita Ora është solidarizuar me fqinjët e saj 24 orë pas zjarrit të tmerrshëm që ndodhi në Kullën Grenfell ku mbetën të vdekur të paktën 17 persona ndërsa 50 persona akoma nuk janë gjetur.

Ajo bashkë me miqtë e saj u bashkuan me banorët dhe ndihmuan që njerëzit brenda ndërtesës të furnizoheshin me ujë dhe gjëra ushqimore, shkruan Daily Mail.

Rita Ora ka treguar se kur ishte fëmijë ajo kishte luajtur shumë në atë bllok dhe se ndihej keq për këtë tragjedi të ndodhur.

Këngëtarja nuk e kursente aspak veten, ajo barte shishe të rënda të ujit dhe thasë të mbushur me rroba

Pos kësaj ajo ka bërë thirrje për ndihme edhe nga njerëzit e tjerë me anë të një videoje në Snapchat.

Përpos Ritës, ishte edhe këngëtarja e njohur Adele e cila u erdhi në ndihmë njerzëve në Kullën e Grenfell.

COMMENTS