Rita Ora feston ditëlindjen, kjo befasi e priti në mëngjes (Video)

Rita Ora feston ditëlindjen, kjo befasi e priti në mëngjes (Video)

Labi bëhet romantik, me trëndafila dhe qirinj e pret Qëndresën (Foto)
Ndërron jetë këngëtarja e njohur (Video)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora sot ka një arsye më shumë për të festuar.

Rita sot feston ditëlindjen e 27 dhe me këtë rast ka pranuar urime të shumta që në mëngjes.

Këto ditë, këngëtarja po qëndron në Afrikë, ku po kalon momente të paharruara e shoqëruar nga motra e saj Elena dhe disa të tjerë.

Mëngjesin e sotëm, Ritën e priti një befasi e mirë në Afrikë, posa kishte dalë nga dhoma e hotelit ku po qëndron, disa afrikanë e prisnin Ritën me tortë në duar.

Ajo mbeti e habitur dhe shumë e emocionuar për këtë befasi, videon e publikoi në rrjete sociale dhe shkroi ‘Si u zgjova këtë mëngjes’.

Falë karrierës së saj, Rita Ora u emërua si Ambasadore Nderi e Kosovës. Edhe pse u bë emër i njohur në botë, Rita nuk harroi prejardhjen e saj, pothuajse në çdo intervistë fliste për rrënjët e veta, për tradita tona për ushqimin e të tjera. Për të promovuar Kosovën , Rita Ora në vitin 2012 realizoni videoklipin e këngës ‘Shine You Light’ në Prishtinë.

COMMENTS