Rita bukuri ‘helmuese’, Dua ‘Lady in Red’ dhe Britney kthehet pas në kohë (Foto)

Rita bukuri ‘helmuese’, Dua ‘Lady in Red’ dhe Britney kthehet pas në kohë (Foto)

Britney Spears është rikthyer pas në kohë, duke risjellë edhe njëherë veshjen e përdorur në një videoklip muzikor të vitit 2001, ndërsa Rita Ora është bukuri ‘helmuese’.

Takimi vjetor i ‘KISS Halloween Party’ në Londër mblodhi në tapetin e kuq shumë yje në një garë për maskën më të bukur.

Spears u shfaq me veshjen e përdorur në këngën ‘Hit me baby one more time’, të publikuar 16 vite më parë, ndërsa Rita Ora kishte zgjedhur personazhin e filmit Batman & Robin, Ivin helmuese të luajtur mjeshtërisht në 1997 nga Uma Thurman.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Uma frymëzon të famshëm për maskën e Halloëeen, një të ngjashme ka përdorur edhe Kim Kardashian në vitin 2001, transmeton tch.

Ndërkohë, Dua Lipa u shfaq ‘kuqezi’ me një kostum të frikshëm ngjyrë të ndezur dhe një trëndafil të zi. Pas nuk mbeti as Olivia Buckland e transformuar në një sirenë ‘të errësirës’.

COMMENTS