Rikthehet Nexhmije Pagarusha! (Video)

Rikthehet Nexhmije Pagarusha! (Video)

Ndahet nga jeta këngëtari George Michael
Fatmir Spahiu: Sa herë e takoj Kreshen ma ndreq ditën (Foto)

E cilësuar si mbretëresha e muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha, është gati të rikthehet me një këngë në moshën 83 vjeçare. Këtë e ka konfirmuar autori i shumë teksteve të këngëve Hivzi Krasniqi, në spektaklin ‘Zhurma Video Music Awards 12’.

Teksti është shkruar nga Hivzi Krasniqi ndërsa kënga është kompozuar nga Efraim Kastrati.

Vetë Krasniqi në skenë është shprehur i mrekulluar nga këndimi mjeshtëror i Nexhmijes të kësaj kënge të re e cila tanimë është drejt finalizimit dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

Përndryshe Hivziu për së gjalli është nderuar me çmimin për vepër jetësore në ZhurmaVMA12. Ishte këngëtari Ramadan Krasniqi ai i cili i rikthehu në skenë vargjet e vjetra shkruara nga Hivziu, të këngës së përpunuar enkas për spektakël ‘Ti që fike shpirtin tim’.

Hivziu është shprehur i lumtur që i është dhënë mundësia të bashkëpunojë me këngëtarë si Dani e shumë të tjerë. Madje ai tha se edhe po t’i shkruash mbrapshtë tekstet për këngëtarët si Dani e Xeni ata këndojnë mrekullisht.

Për jetën edhe veprën e autorit është shfaqur edhe një dokumentar i shkurtër.

COMMENTS