Rikthehen yjet e filmave aksion Van Damm dhe shqiptari Peter Malota (Foto)

Talenti i arteve marciale Peter Malota është ai që futi flamurin shqiptar në kinematografinë e Hollywoodit.

Malota njihet më së shumti për filmat e tij që luajti me yllin e filmave aksion në Hollywood, belgun Jean Claude Van Damme në ‘The Order’, ‘Double Impact’ dhe ‘The Quest’.

Ka qenë vet aktori Van Damme i cili ka rikujtuar kohët e mëparshme me Malotën. Ai ka postuar foto të realizuar më parë me mjeshtrin shqiptar, duke e krahasuar me një tjetër të bërë tash së fundmi, përcjellë zico.tv

jean-claude-vandam

‘Rikthim me një foto të tashme me Peter Malota’, është shprehur në përshkrimin e fotos Jean Claude Van Damme.

postimi-i-van-damit

Nuk dihet nëse takimi i tyre ka qenë miqësor ose profesional.

jean-claude-vandam-2

Mirëpo çfarë të tjerët nuk dijnë për të përveç faktit që është një ndër shqiptarët e parë që ka thyer akullin për të luajtur në Hollywood, është se ai ka stërvitur jo më pak se djalin e ish presidentit, Ronald Reagan.

malotaaa

Pjetër Malota (Shqip) ka lindur në vitin 1959 në Malësi, në veri të Shkodrës, ndërsa si 13 vjeçar ka emigruar në SHBA respektivisht në Detroit në vitin 1973.

Malota deri më tani ka qenë koordinator i më shumë se 26 filmave aksion.

malota

COMMENTS