Rikthehen Sinan Hoxha dhe Seldi, publikojnë ‘Vullkan’ (Video)

Dyshja e njohur Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu janë rikthyer sërish në një bashkëpunim.

Kishte kohë që ata nuk vinin bashkë në një këngë të re, madje flitej për prishje raportesh mes njëri-tjetrit, por duket se dyshja kanë vendosur të lënë gjithçka prapa krahëve dhe janë rikthyer tashmë me një projekt të ri.

“Vullkan” mban titullin kënga e tyre më e re, e punuar në studion e kompozitorit Alfred Sula, ndërsa për vargjet janë kujdesur vet protagonistët e këngës.

Kënga është ritmike dhe është publikuar edhe me klip, për të cilin janë kujdesur MAX Production . /T/

COMMENTS