Rihapet shoqata e Gastronomëve në Komunën e Prishtinës, Petrit Kllokoqi zgjidhet në krye të saj

Konfirmon Selena Gomez, publikon videon e të dashurit (Video)
Nëna e Kemalit, në të vërtetë, duket krejtësisht ndryshe

Pas iniciativës së disa pronarëve të kafiterive, klubeve dhe restoranteve të Prishtinës është riahapur Shoqatën e Gastronomëve.

Një ditë pas rihapjes së shoqatës përfaqësues të kësaj organizate kanë zhvilluar takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Drejtorin e Inspektoratit, Salih Zyba.

Disa nga propozimet që dolën nga ky takim janë që gastronomët e Prishtinës ta kenë një zyre dhe përfaqësim në Komunë, që kjo industri ta ketë periudhën e tolerancës dhe kohën turistike prej 15 korrikut deri më 15 gusht të çdo viti, që matja e zhurmës nga muzika të bëhet me decibel dhe që të gjithë ta respektojnë këtë normë të lejuar të zhurmës në ambientet publike, në mënyrë që Policia të mos vendosë njëanshëm për këtë, si dhe ndryshimi i ligjit për gastronomët.

Nga ana e tij kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka premtuar angazhimin e ekspertëve ndërkombëtar për matjen dhe tolerancën ndaj zhurmës, formimin e grupeve për ndryshim të ligjit ndaj gastronomëve (në grup do të jenë të përfshirë përfaqësues të bashkësive lokale të qytetit, përfaqësues të gastronomëve si dhe ekspertë ligjor nga Komuna dhe Policia e Kosovës).

E për këtë takim në Facebook është shprehur Petrit Kllokoqi, Kryetari i Shoqatës së kafeterive, restauranteve dhe e klubeve të natës.

‘Menjëherë pas riaktivizimit të shoqatës së Kafiterive, Restauranteve e Klubeve të natës, ku edhe m’u dha besimi që të jem kryetar i saj, sot patëm takimin e parë ku diskutuam ndoshta për herë të parë seriozisht për problemet që i kemi.

U vendos që të bëhet një grup punues me përfaqësues nga ne, komuna e policia, në mënyrë që të gjitha palët të dalim të fituara.

Falemnderit për besimin dhe ju ftoj t’gjithë kafiterive, restauranteve e klubeve të natës nga Prishtina të na bashkangjiteni. Bashkë i zgjidhim të gjitha situatat!

Gjithashtu, faleminderit institucioneve për bashkëpunimin’, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

COMMENTS