Rihanna lë mbresa, sportive plot stil – por çanta ka çmim marramendës (Foto)

Rihanna lë mbresa, sportive plot stil – por çanta ka çmim marramendës (Foto)

Rihanna është shfaqur tejet sportive në paraqitjen e saj më të fundit në prag të fundjavës.

Të enjten, Rihanna mbuloi linjat e saj në veshje sportive ngjyrë hiri në paraqitjen e fundit në New York City.

29 vjeçarja u shfaq jashtëzakonisht atraktive me akcesorët e saj të verdhë – dy çanta luksoze. Dallohen edhe këpucët e verdha.

Çanta e saj e lëkurës Gucci Ghost e punuar nga lëkura kushton jo më pak se 3 mijë euro.

Krijuesja e hitit ‘Umbrella’ shtoi edhe vathë ngjyrë ari të mëdha për t’u dukur e jashtëzakonshme.

Për zgjedhjet e veshjeve të saj, Rihanna së fundmi tha se zgjedhjet e saj varen shumë nga ajo se si ndihet, herë e shëndoshë, e herë një femër e hollë.

‘Unë i jap vëmendje veshjes çdo ditë kur shkoj te dollapi për të parë se çka më shkon e çka jo. Është një gjë individuale’, u shpreh Riri.

Bukuroshja së fundmi është ‘single’ dhe nuk është parë me të dashurin e saj miliarder për të cilin u gjend në mediat botërore.

COMMENTS