Rihanna do të aktrojë në filmin ‘Ocean’s Eight’

Këngëtarja e famshme Rihanna, Anne Hathaway, Sandra Bullock dhe Cate Blanchett raportohet se kanë nënshkruar kontratën për filmin 'Ocean's Eight'. Ste

Këngëtarja e famshme Rihanna, Anne Hathaway, Sandra Bullock dhe Cate Blanchett raportohet se kanë nënshkruar kontratën për filmin ‘Ocean’s Eight’. Steven Soderbergh, do ta bëjë regjinë e filmit, me skenar nga Olivia Milch.

Filmi origjinal flet për një konsulentë që udhëton për në Bolivi për t’u marrë me presidentin problematik atje.

Rihanna shumë shpejt po futet në botën e aktrimit ndërsa tanimë ka realizuar edhe dy filma të tjerë që do të dalin për publikun gjatë vitit tjetër.

Në këtë film do të jetë një ekip i tërë i femrave që vijnë në versionin më ndryshe të film ‘Oceans Eight’.

Filmi pritet t’i nisë xhirimet në tetor në New York.

Rihanna dhe ekipi

COMMENTS