Rezulton me sukses transplanti më i kushtueshëm i fytyrës (Video)

Rezulton me sukses transplanti më i kushtueshëm i fytyrës (Video)

Përfitimi nga ecja në këmbë
Këto ushqime duhet t’i hani patjetër gjatë dimrit

Patrick Hardison konfirmon suksesin e operacionit revolucionar, një vit pasi bëri transplantin më të kushtueshëm të fytyrës në histori.

Zjarrfikësi i Misisipit, fytyra e të cilit u dogj rëndë pasi çatia e një banese ra mbi të 15 vjet më parë, tha gjatë një konference për shtyp në Universitetin e Nju Jorkut se tashmë i janë hequr tubat e ushqimit dhe shikimi i tij është përmirësuar.

‘Tani shoh mjafueshëm për të ngarë automjetin. Mund të çoj fëmijët e mi në shkollë dhe kjo është diçka e mrekullueshme. Mund të fle më mirë. Në rrugë nuk m’i ngulin më sytë, çka do të thotë se jam bërë sërish një njeri normal që zhvillon aktivitete normale’, u shpreh Patrick.

Ai tregon se kishte zhvilluar një udhëtim me familjen e tij në Disney World në muajin qershor dhe se kishte notuar në pishinë me fëmijët për herë të parë pas 15 vitesh.

Hardison iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 26 orë vitin e kaluar. Ai mori fytyrën e 26 vjeçarit David Rodebaugh, një i apasionuar pas çiklizmit ekstrem nga Bruklini, i cili pësoi vdekje cerebrale pas një aksidenti.

COMMENTS