Në kuadër të takimeve që po zhvillohen intensivisht gjatë këtyre ditëve të fundit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Gjilan, Rexhep
Në kuadër të takimeve që po zhvillohen intensivisht gjatë këtyre ditëve të fundit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Gjilan, Rexhep Kadriu, ka takuar mbrëmë luftëtarët e UÇPMB-së.
Përmes një statusi në Facebook, z. Kadriu tha se Kosova Lindore i jep përkrahje të fuqishme Ramush Haradinajt, të kandiduarit për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, si dhe kandidimit të tij për deputet në legjislaturën e ardhshme, përcjellë zico.tv
Takimi është mbajtur në shtëpinë e Komandant Shefket Musliu.
‘Ky është postimi i plotë i z. Kadriu:
Para pak çastesh nga takimi me luftetaret e UÇPMB-së
Kosova Lindore në mbështetje të fuqishme për Ramush Haradinajn Kryeminister dhe kandidaturën time për Deputet.
Faleminderit
zotit të shtëpisë Komandant Shefket Musliu!’
COMMENTS