Rexhep Kadriu kandidat i AAK-së për Gjilan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një konference për media ka bërë publik emrin e kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës së Gjilanit.

Rexhep Kadriu është emëruar nga kjo parti për kandidaturën e lartpërmendur.

Kadriu është nënkryetar në komunën e Gjilanit si dhe kryetar i degës së AAK-së në këtë komunë.

Ai tha se shpreson në fitore kësaj radhe dhe se do të ketë edhe përkrahjen e Ramush Haradinajt si kryeministër i vendit.

COMMENTS