Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-së për deputet nga Gjilani

Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-së për deputet nga Gjilani

Për dallim nga Gjermania, Malajzia e aprovon ligjin e ri që e lejon martesën me fëmijë
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për vlerat e luftës së UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përzgjedhur Rexhep Kadriun në garën për deputet nga komuna e Gjilanit.

Më poshtë, njoftimi i Kadriu në “Facebook”:

Të dashur qytetarë,

Vendi ynë po merr një kahe krejt tjetër nga ajo që kishim deri sot. Zgjedhjet e 11 Qershorit janë përcaktues për fatin e gjeneratave të reja. Për zhvillim ekonomik, gjenerim të vendeve të reja të punës, arsim cilësor, shëndetësi të mirëfillt, dhe gjyqësor të pavarur.

Unë, Rexhep Kadriu, jam kandidat për deputet në listën e koalicionit të vendimeve të mëdha, AAK-PDK-Nisma. Gjilani dhe Anamorava, kanë mbetur të pazhvilluara si pasoj e deputetëve që u interesuan për ju veç atëherë kur ata kishin nevojë për ju. Për votat tuaja.

Me votën tuaj, ju më jepni mundësinë që Gjilanin t’a fusim ne agjenden e qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Ramush Haradinaj. Gjilani do të jetë pikënisje e punës e z.Haradinaj si kryeministër.

COMMENTS