'Na jena njo' është kënga me ritme dhe atmosferë verore sikur të ishte ndonjë hit botëror. Dyshja Ardian Bujupi dhe Dalool i kanë shtuar suksesit të t
‘Na jena njo’ është kënga me ritme dhe atmosferë verore sikur të ishte ndonjë hit botëror. Dyshja Ardian Bujupi dhe Dalool i kanë shtuar suksesit të tyre edhe dy trofe të spektaklit ‘Zhurma Video Music Awards 12’ falë kësaj kënge.
Bashkëpunimi i tyre me plotë meritë është shpërblyer me njërin prej çmimeve kryesore Best Song dhe atë të kategorisë Best Dance në ZhurmaVMA12 e cila është mbajtur më 15 shtator në Gjilan.
‘Qeto s’e kena prit edhe s’po di ça me thonë ma shumë. Falemnderit fansave…’ është shprehur i emocionuar Ardiani.
Dalool theksoi se artistët kanë nevojë për evente të tilla si Zhurma.
‘Në fakt ne kemi gjithmonë nevojë për kësi lloj vlerësimesh për me u motivu për me punu për vitet e ardhshme. Unë deshta me falënderu ma s’shumti Ardianin i cili gjithmonë ka besu në produktet tona në muzikën tonë, edhe të gjithë ata që besuan në revolucionin ‘Na jena njo’ u shpreh Dalool.
COMMENTS