Reuters: Krijimi i qeverisë mund të marrë kohë

Labinot Tahiri flet për Ramush Haradinajn
Në Kosovë numri i papunësisë i lartë, kompanitë ankohen se nuk po gjejnë punëtor

Bisedimet e gjata për arritjen e marrëveshjeve për koalicion mund të marrin shumë kohë për formimin e qeverisë së re, duke i shtyrë kështu reformat ekonomike.

‘Qeveria e re do të duhet ta luftojë papunësinë që është në një nivel prej 30% dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët e Kosovës, veçanërisht me Serbinë, që është një parakusht për të dy vendet që të ecin përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkim Evropian,’ shkruan Reuters.

Kjo agjenci shkruan më tej: ‘Qeveria e re duhet po ashtu ta reformojë shëndetësinë dhe arsimin, si dhe sistemin e administratës tatimore.’

Cilado qeveri duhet t’i përfshijë përfaqësuesit e rreth 120.000 serbëve të Kosovës të cilët s’e njohin pavarësinë, shkruan në fund agjencia ndërkombëtare e lajmeve.

COMMENTS