Reuters: Ambasada e Turqisë presion Kosovës që ta burgosë Berat Buzhalën (Dokument)

Çfarë do të përmbajë deklarata e Samitit të Sofjes? Çka pret Kosova e çka Serbia
Banorët e Hadës protestuan për vonesën e zhvendosjes

Më 20 korrik, Ambasada turke në Kosovë i ka dërguar letër Ministrisë së Jashtme duke i bërë presion që të marrë vendime për komentet e gazetarëve

Ambasada e Turqisë në Kosovë i ka bërë presion qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.

Pasi puçi ushtarak dështoi në Turqi më 15 korrik, Berat Buzhala, një gazetar, i njohur në Kosovë për komentet e tij satirike, ka shkruar në Facebook, shkruan Reuters.

‘I ftoj qytetarët e Kosovës që po pushojnë në Turqi gjatë pushimit t’i bashkohen ushtrisë’.

Ky koment është bërë me shenjat emocio (:P) gjë që tregon se komenti nuk ishte serioz.

Turqia është njëra ndër përkrahëset e para të Kosovës nga shpallja e pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008. Kompanitë turke kanë shtrirë bizneset e tyre edhe në aeroportin kryesor të vendit por edhe në energjetikë.

Buzhala ka më shumë se 40 mijë ndjekës në Facebook.

Thirrje per denim per Buzhales

COMMENTS