Reshjet e dendura të shiut përmbytin Venedikun

Reshjet e dendura të shiut përmbytin Venedikun

KB do të votojnë për shtyerjen e afatit të hetimeve për sulmet me gazin sarin në Siri
Prishtinë, I moshuari gjendet i vdekur në një pusetë

Venediku është goditur nga përmbytjet më të mëdha këto 4 vitet e fundit.

Autoritetet njoftuan se erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm, shkaktuan rritjen e nivelit të detit duke e çuar deri në 127 cm mbi metra mbi normalen. Pothuaj të gjitha rrugët e këtij qytetit po notojnë nën ujë.

Venecia, e cila u ndërtua mbi disa moçale në shekullin e pestë, kohe pas kohe vuan nga përmbytjet të tilla që shkaktohen nga baticat e mëdha.

Ndërkohë disa krahina të Italisë u zgjuan këtë mëngjes nga reshjet e para të borës.

Rritja e nivelit të ujit është një fenomen natyror, që ndodh kryesisht kur baticat e mëdha të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e hënës, përputhen me erërat e ngrohta të Mesdheut. Ky fenomen detyron ujin të vërsulet nga Adriatiku drejt lagunës veneciane.

Autoritetet kanë planifikuar më herët që të ndërtojnë një digë nënujore për të mbrojtur qytetin e bukur turistik i cili herë pas herë bëhet shënjestër e përmbytjeve të mëdha.

COMMENTS