Reshitaj: Të punojmë në sensibilizimin e shoqërisë

Reshitaj: Të punojmë në sensibilizimin e shoqërisë

Këtë ndryshim të rregullave të komunikacionit në Serbi duhet ta dinë patjetër mërgimtarët
Ducich i Bondsteelit me zëvendësin shqiptar kungohen në Patrikanën e Pejës

Ministrija e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se në Ditën Botërore të Autizmit, si në çdo ditë tjetër duhet të punojmë në sensibilizimin e shoqërisë për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri.

‘Si institucione dhe shoqëri duhet të bëjmë më shumë për këtë kategori, në trajtimin dinjitoz të tyre në qendrat ekzistuese të trajtimit dhe hapjen e qendrave të reja trajtuese në çdo komunë’, ka shkruar ajo.

Tutje, ministrja, thotë se përmes programeve të veçanta të edukimit, përkrahjes financiare e integrimit në shoqëri, ata mund t’i bëjnë të ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.

‘Ata kanë nevojë për mbështetjen, respektin dhe dashurinë tonë’, ka përfunduar ajo.

COMMENTS