Reperi shqiptar: ‘Doni luftë? Bujrum!’ (Foto)

Në vend që të qetësohen, edhe më shumë ‘janë nxehur gjakrat’ midis reperëve shqiptarë. Krejt kjo që prej sherrit të reperëve Cozman dhe Noizy. Edhe pse për një kohë ata i kanë lënë anash hatërmbetjet dhe iu dedikuan më tepër muzikës, u desh vetëm një shkëndijë për t’i revoltuar sërish.

Stresi ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqë një pistoletë të vizatuar. ‘Nëse doni luftë bujrum, tek e fundit burri për fytyrë e sedër jeton!’ ka shkruar Stresi, përcjellë zico.tv

Nuk dihet se kujt i referohet Stresi me këtë shprehje, por me shumë gjasë ky reagim ka ende lidhje me sherrin e para disa ditëve mes Cozmanit dhe Noizyt.

reperi-shqiptar-doni-lufte-bujrum-ballina

COMMENTS