Renovimi i Stadiumit të Prishtinës – UEFA notë negative

FIFA shpall futbollistin dhe trajnerin më të mirë në botë
Futbollistët që kanë parë vdekjen me sy (Video +18)

Në letrën prej dy faqeve të UEFA-s, të cilën e ka siguruar gazeta, janë paraqitur punët shtesë që duhet të kryhen gjatë renovimit, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare.

UEFA ka dhënë shumë rekomandime që duhet të përfshihen në projekt. Projekti i prezantuar nga pala kosovare muajin e kaluar në zyrat e UEFA-s është quajtur i papranueshëm. Ndryshimet në projekt pritet të kushtojnë rreth një milion euro shtesë, shkruan sot Koha Ditore.

Projekti i dorëzuar në UEFA nga pala kosovare për renovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, nuk i përmbush kriteret. Kështu shkruan në rekomandimet që UEFA ia ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën.

Në letrën prej dy faqeve të UEFA-s, të cilën e ka siguruar gazeta, janë paraqitur punët shtesë që duhet të kryhen gjatë renovimit, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare.

UEFA ndër të tjera e ka quajtur ‘optimist dhe shumë të rrezikshëm’ planin e palës kosovare që stadiumi të jetë i gatshëm në qershor.

COMMENTS