Reforma në administratën e Kosovës drejt standardeve europiane

Reforma në administratën e Kosovës drejt standardeve europiane

Lirohet 42 vjeçarja shqiptare, e dyshuar për lidhje me sulmin terrorist në Francë
Mogherini sot në Tiranë

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, po merr pjesë në takimin e tetë të Bordit Drejtues në nivel ministror, në kuadër të organizimit ndërkombëtar të ReSPA-s, në Tiranë, ku janë të pranishëm edhe ministra nga vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit nga Komisioni Evropian dhe drejtues të OJQ-ve.

Ministrat dhe delegacionet nga vendet e rajonit: Shqipëri, Kosova, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia dhe Serbia, paraqiten pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre për administratën publike në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Yagcilar, duke falënderuar ReSPA-n për organizimin e këtij takimi dhe për kontributin e dhënë për shumë vite me radhë në fushën e administratës publike, për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha mes tjerash se “jam i bindur që ky takim do të na mundësojë forcimin e lidhjeve, shkëmbimin e përvojave dhe mënyrat e bashkëpunimit të ndërsjellë”. Ndaj, në këtë takim të tetë të Bordit Drejtues të nivelit ministror të ReSPA-s, pres të diskutohen çështjet me rëndësi të veçantë për vendet a rajonit.

Ai ua kujtoi atyre se Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, më 13 tetor 2017, e ka miratuar nismën për aderimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare të ReSPA.

Në vazhdim, ministri Yagcilar tha se ashtu sikur vendet tjera e rajonit, edhe Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane, duke i realizuar objektivat si dhe parimet e administratës publike. Ne si Qeveri fokusohemi fuqishëm në zbatimin e reformave të nevojshme, përpiqemi të avancojmë administratën publike me një cilësi sipas standardeve të kërkuara në mënyrë që në një ardhme të afërt të jemi pjesë e administratës së përbashkët evropiane.

Të pranishmeve, në fund te këtij takimi ministri Yagcilar, u tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është synimi ynë i përbashkët strategjik, andaj shpresoj që vendimet ministrore, që do të miratohen sot, do ta promovojnë më tej rëndësinë e bashkëpunimit rajonal mes nesh. Ndërkaq, Bordit Drejtues në nivel ministror aprovoi raportin vjetor të ReSPA-s.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ministri Yagcilar u takua edhe me zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, Senada Mesi. Në fokus të këtij takimi ishte thellimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, perspektivat e bashkëpunimit në muajt në vijim, dhe shkëmbimi i përvojave të mira.

COMMENTS