Receta për ëmbëlsirë të shijshme me mollë: Përgatitje e shpejtë dhe e thjeshtë

Receta për ëmbëlsirë të shijshme me mollë: Përgatitje e shpejtë dhe e thjeshtë

Vezë të mbushura
Qofte tradicionale (Video)

Kur ta përgatitni, jini të sigurt që e gjithë shtëpia do të marrë aromë fantastike.

Nevojiten:

4 vezë,
1 filxhan e gjysmë sheqer (masa është filxhani i kosit prej 2 dcl),
4 – 5 mollë të grira në rende,
një filxhan vaj,
2 filxhanë miell,
1 qese pluhur për ëmbëlsira,
1 lugë kanellë (e vogël apo e madhe, sipas shijes së amvisës),
3 lugë xhem,
sheqer pluhur.

Përgatitja:

Më parë i tundim mirë vezët me mikser pastaj i shtojnë të gjithë përbërësit e tjerë dhe me dorë i përziejmë mirë.

E pjekim në furrë të ngrohur derisa të marrë ngjyrë gështenje, kontrollohet me rrëmojcë a është e gatshme.

Ëmbëlsirën e gatshme qiteni në sheqerin pluhur.

COMMENTS