Realizohet vizita e parë në Luginë të Preshevës nga Qeveria Haradinaj (Foto)

Realizohet vizita e parë në Luginë të Preshevës nga Qeveria Haradinaj (Foto)

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka realizuar sot vizitën e tij të paraparë në komunën e Bujanocit. Në këtë vizitë, e cila renditet

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka realizuar sot vizitën e tij të paraparë në komunën e Bujanocit.

Në këtë vizitë, e cila renditet e para në Luginën e Preshevës nga Qeveria Haradinaj, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është pritur nga Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi, me të cilin raportohet se kanë biseduar për çështje të ndryshme dhe zhvillimeve aktuale.

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka thënë se vizita e sotme që ka bërë në këtë komunë Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri u diskutua për domosdoshmëritë e të drejtave të shqiptareve në dialogun e ardhshëm të Brukselit.

Gjatë takimit që patën Tahiri dhe Kamberi, thuhet se u diskutua po ashtu edhe për nevojën e angazhimit në përkrahje politike dhe projekteve konkrete të Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

I pari i Bujanocit konsideron se vizita e Ministrit Tahiri, është një shembull që do duhet të ndiqet edhe nga 16 ministrat tjerë shqiptarë të Qeverisë së Kosovës.

‘Në vizitën e tij të parë jashtë Kosovës, Ministri i drejtësisë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Abelard Tahiri, qëndroi në komunën e Bujanocit.

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, nevojën e angazhimit në aspektin e përkrahjeve politike dhe projekteve konkrete të Qeverisë së Kosovës, domosdoshmërinë e diskutimit të drejtave të shqiptarëve edhe në nivel të Seancës së dy Qeverive (Prishtinë, Tiranë), sidomos në dialogun e ardhshëm të Brukselit.

Të drejtat e shqiptarëve do duhej të shtrohen si çështje edhe në dialogun e ardhshëm të Brukselit.

Ministri Tahiri shprehi gatishmërinë e tij personale dhe të Qeverisë aktuale të Kosovës, që të përkrahen nevojat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës dhe të ndërtohet një kanal i përditshëm i komunikimit me autoritetet lokale të këtyre komunave të dalura nga zgjedhjet dhe vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve.

Vizita e Ministrit Tahiri, shembull që do duhet të ndjeket edhe nga 16 ministrat tjerë shqiptarë të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Tahiri me këtë rast vizitoi edhe një familje shqiptare, pasuria e së cilës janë 4 fëmijët e tyre, si shenjë e inkurajimit të qëndrimit të shqiptarëve për të vazhduar të jetojnë dhe veprojnë në Luginë të Preshevës.

Ministri Tahiri vizitoi edhe Këshillin Nacional shqiptarë dhe takoi përfaqësuesit e partive politike shqiptare të cilat veprojnë në Bujanoc’, është shprehur Kamberi, rreth vizitës së Ministrit Abelard Tahiri në Bujanoc, njofton Klan Kosova.

COMMENTS