Reali prek finalen për herë të tretë me radhë

Reali prek finalen për herë të tretë me radhë

Real Madridi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të tretë me radhë, duke eliminuar Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 4 me 3 ndërsa ndeshja e sotme përfundoi 2 me 2.

Reali që në dy edicionet e kaluara fitoi ‘Championsin’ siguroi një rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme derisa në sekondën e fundit ka mundur të befasohej me eliminim sikur Joshua Kimmich të shfrytëzonte rastin e fundit në këtë takim.

‘Mbretërit’ i heshti Kimmich në minutën e tretë kur realizoi për 1 me 0, por Benzema pas tetë minutave barazoi rezultatin.

Me të filluar takimi Benzema shfrytëzoi gabimin qesharak të portierit Ulrich për të rikthyer rezultatin.

James Rodriguez barazoi rezultatin në minutën e 64 dhe i dha shpresë Bayernit, por kohën e mbetur gjermanët nuk e shfrytëzuan edhe për një tjetër gol.

Reali në finale pret fituesin e duelit Roma – Liverpooli. Në gjysmëfinalen e parë e zhvilluar një javë më parë në Anfield, ‘Të kuqtë’ fituan me rezultat 5 me 2.

COMMENTS