Reali mposht Bayernin në Allianz Arena

Reali mposht Bayernin në Allianz Arena

Real Madridi ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Bayern Munichu.

‘Mbretërit’, kampion në fuqi, fituan takimin e sotëm me rezultat prej 1 me 2, transmeton Koha.net.

Bavarezët nisën më mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e 28 përmes Kimmichit, që shënoi pas asistimit nga Rodriguez.

Reali barazoi shifrat përmes Marclos, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 44 pas asistimit nga Carvajal.

Për fitoren e ‘Los Blancos’ u përkujdes sulmuesi i talentuar Asensio, duke shënuar në minutën e 57 pas asistimit nga Lucas.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të martën, më 01 maj, në Santiago Bernabeu me ç’rast do të mësohet edhe finalisti i Ligës së Kampionëve.

COMMENTS