Real Madrid i gatshëm për shitjen e Ceballos në Liverpool

Real Madrid i gatshëm për shitjen e Ceballos në Liverpool

Sipas ‘Sport Bild’ Niko Kovac trajner i ri te Bayern Munchen
Wilder i shpallë luftë Joshuas: Mos ikë më, mos u arsyeto, eja në ring! (Video)

Dani Ceballos sezonin e ardhshëm duket se do të vesh fanellën e klubit anglez, Liverpool.

Mediet spanjolle shkruajnë se presidenti i ‘Los Blancos’ ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Ceballos gjatë kësaj verë.

Krerët e Liverpoolit janë të interesuar për lojtarin, dhe thuhet se madrilenët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e ‘The Reds’ për Ceballos, raporton RTKLive.

Mesfushori 21-vjeçar këtë sezon të garave, ka pasur hapësirë të vogël në skuadrën e Zinedine Zidane, dhe kjo është arsyeja që lojtari kërkon sfidë të re.

Mësohet se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dëshiron ta ketë në skuadër spanjollin për sezonin e ardhshëm.

COMMENTS