Reagon Qeveria e Kosovës, sulmi ndaj RTK-së sulm ndaj fjalës së lirë

Reagon Qeveria e Kosovës, sulmi ndaj RTK-së sulm ndaj fjalës së lirë

Trump takohet me Papën në Vatikan
Ahmeti: Shqipëria e Madhe, propagandë ruso-serbe

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të kryer mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara, thuhet në një komunikatë të Qeverisë për këtë rast.

Qeveria e Kosovë konsideron se ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjitha mediave në Kosovë.

Qeveria e Kosovës fton organet kompetente shtetërore që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe nxitësit e këtij akti të shëmtuar.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre publik të mos etiketojnë, sulmojnë dhe linçojnë mediat publike dhe private, në funksion të respektimit dhe të mbrojtjes së fjalës së lirë.

COMMENTS