Reagon Ministria e Jashtme: Daçiq po shpif, Surinami s’e ka tërhequr njohjen

Reagon Ministria e Jashtme: Daçiq po shpif, Surinami s’e ka tërhequr njohjen

Ministria e Jashtme e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin se është tërhequr njohja e Surinamit dhe e quan shpifje deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daciq, i cili tha se është njoftuar se Kosova tanimë ka një njohje më pak.

Nga Ministria e Jashtme thonë se është vetëm shpifja ajo çka deklaroi Ivica Daçiq se Surinami ka tërhequr njohjen e Kosovës, duke thënë se diçka e tillë nuk lejohet ndërkombëtarisht.

‘Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra është shpifje’, ka thënë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Daçiq kishte thënë se është njoftuar nga ministri i Jashtëm i Surinamit se ky shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Surnimani është shtet në Amerikën Latine, ndërsa Kosovën e ka njohur në korrik të vitit të kaluar.

COMMENTS