Reagon menaxhmenti: Butrinti e bëri vet këngën, nuk shkeli të drejtat autoriale (Video)

Reagon menaxhmenti: Butrinti e bëri vet këngën, nuk shkeli të drejtat autoriale (Video)

Blero dhe Muharremi Ahmeti sjellin ‘Për ty’ (Video)
Flaka ‘qet flakë’ në Gërmi (Foto)

Pas denoncimit publik të producentit Nurteel ndaj këngëtarit, Butrint Imeri, për këngën ‘Bella’, ka reaguar ky i fundit.

Ishte Nurteel ai që me anë të një deklarate publike akuzoi këngëtarin për shkelje të të drejtave autoriale duke marrë pjesë që ai punoi për këtë këngë dhe duke e realizuar gjithë projektin me producentë të tjerë, pa e përmendur atë si një nga krijuesit e këngës.

Këto akuza nuk janë pritur mirë nga menaxhmenti i Butrint Imerit, që kanë mohuar një gjë të tillë.

‘Gjithë ato që i ka thënë Nurteel sa i përket këngës së re ‘Bella’ nuk qëndrojnë pasi që teksti dhe vija melodike janë bërë nga vet Butrint Imeri ndërsa pjesët tjera të këngës të gjitha janë bërë nga producenti Kico’, thuhet në reagimin e menaxhmentit të Butrint Imerit.

Kënga ‘Bella’ është një projekt ritmik i cili është pritur mirë në orët e para.

COMMENTS