Reagon Maqedonia: Dënojmë djegien e flamurit tonë në Gjilan dhe Pejë

Reagon Maqedonia: Dënojmë djegien e flamurit tonë në Gjilan dhe Pejë

Dorëzimi i dialogut në duar të presidentit, ‘pa mekanizma’ zbatues
Vuçiq: Car Llazari e humbi betejën e Kosovës, e unë jam fajtor që duhet ta njoh pavarësinë e saj?

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka dënuar incidentet e mbrëmshme të djegies së flamurit maqedonas në Gjilan dhe Pejë të Kosovës, ku një grup tifozësh dhe familjarë të ‘Grupit të Kumanovës’ në shenjë proteste ndaj dënimit për të akuzuarit për ‘Lagjen e Trimave’ dogjën flamuj të Maqedonisë.

‘MPB shpreh shqetësim dhe dënon djegien e mbrëmshme të flamurit maqedonas nga ana e tifo grupeve në Pejë dhe Gjilan të Kosovës. Presim që organet në Kosovë do të ndërmarrin masa për kapjen e kryerësve dhe mbajten e përgjegjësisë’, thuhet në reagimin e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, tetë prej të akuzuarve për “Lagjen e Trimave” u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa tjerët me gjithsej 746 vjet burg.

COMMENTS