Në lidhje me protestën e mbajtur të enjten e kaluar nga opozita, duke bllokuar katër akset kryesore në vend, u proceduan penalisht organizatorët.
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi reagon për herë të parë për procedimin në gjendje të lirë.
Sipas saj ky procedim është një turp dhe një mënyrë për të bllokuar fjalën e lirë në një shtet demokratik.
‘Kësaj i thonë don qorri sy me pa. Komunizmi ka marrë fund njëherë e mirë edhe pse bijtë e tyre janë akoma sot’, tha Ademi, transmeton Noa.
Ditën e enjte opozita mbajti një protestë duke bllokuar 4 akse kombëtare, në Vorë, Çermë, Bradashesh dhe Milot.
Në lidhje me këtë tubim, policia e Shtetit nisi procedim në gjendje të lirë ndaj Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe të gjithë eksponentëve të opozitës.
COMMENTS